ARKATANA

Sejdiu kritikon Kurtin: Nuk po e di çfarë po flet, po ua rëndon betejën në Hagë ish-krerëve të UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për ish-krerët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë nxitur reagime të forta në opinionin publik.

Gjatë një interviste televizive mbrëmë, Kurti tha se PDK-ja ka katër ose pesë kryetarë, duke shtuar se “disa që janë këtu po u duhet të shkojnë në Hagë për të marrë instruksione politike”.

Ai i ndërlidhi këto deklarata me gjykimin që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të PDK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Këto komente të Kurtit janë cilësuar si të papërgjegjshme nga opinionisti Dardan Sejdiu, i cili ka thënë se Kurti me sjelljen dhe deklarimet e tij vetëm po ua rëndon betejën ligjore në Gjykatën Speciale ish-krerëve të UÇK-së.

ARKATANA

“Kryeministri i Republikës së Kosovës del në televizor dhe thotë se do njerëz, që janë në Gjykatën Speciale, që janë duke u trajtuar për diçka që është një betejë super e rëndësishme për ne, si komb, si Kosovë, del në televizion dhe për shkak të një kokëfortësie të tij, ua rëndon atyre”, tha Sejdiu në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Ai shtoi se Kurti nuk po vepron si një lider shteti në një moment kaq të ndjeshëm për vendin.

“Nuk jemi bre duke bërë hajgare me këtë vend! Koncepti që ti del në TV dhe e rëndon dikë, për mua është konkluzë që ai nuk po e di çfarë po bën më. As nuk po e di çfarë po flet, e as çfarë po bën”.

Deklaratat e Kurtit dhe reagimet ndaj tyre vijnë në një klimë politike të tensionuar në vend, në kohën kur procesi ndaj Thaçit dhe Veselit në Hagë është ende në zhvillim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.