United Hospital

Sejdiu: Kam çka i jap LDK’së edhe Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, duket se do të jetë kandidat serioz për të qenë sërish në krye të partisë.Teksa kanë mbetur edhe një javë nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së. Sejdiu ka lënë shumë të hapur mundësinë që të futet në garë për të qenë kryetar i saj.

Në një intervistë në RTK, Sejdiu ka thënë se ai ka dhënë gatishmërinë e tij për të qenë kryetar dhe asnjëherë nuk largohet nga ajo.

Ish-presidenti i Kosovës, po ashtu ka shtuar se ai ka çka t’i jep LDK-së por edhe Kosovës.

“Unë kam shpreh gatishmërinë time dhe asnjëherë nuk largohem nga ajo. Mendoj që unë ende mund të jap shumë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për Kosovën”, ka thënë Sejdiu.

UBT

Mirëpo, ai ka thënë se do ta analizojë situatën në ditën kur pritet të mbahet Kuvendi i LDK-së, duke shtuar se aty do vendosen edhe formalisht kandidaturat dhe do e sheh se si do të ecë procesi.

Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike, pritet të mbahet më 3 gusht (të shtunën).

Aty pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe strukturat drejtuese të saj.

Ambicie për ta marrë kreun e partisë kanë shprehur hapur disa nga figurat qendrore të LDK-së.Kryetari aktual, Isa Mustafa, nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, e Vjosa Osmani janë vetëm disa nga personat që pritet të garojnë për kreun e LDK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.