HW

Sejdiu: Isa Mustafa humbi gjashtë palë zgjedhje, duhet të dorëhiqej

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka kritikuar kryetarin aktual të LDK-së, Isa Mustafën, që nuk ka reflektuar pas humbjeve në zgjedhje.

Sejdiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se prej kur e ka marrë nën drejtim LDK-në Isa Mustafa janë humbur gjashtë palë zgjedhje.

“I pari që përgjigjet është lidershipi. Dorëheqja është akt shumë i qartë pasi lidhet me mandatin e kryetarit [të LDK-së]. Ai [Mustafa] ka udhëheq procesin. Ai ka dhënë deklaratat për fitore. Ai ka mobilizuar elektoratin për fitore të sigurt”.

Ish-kryetari i LDK-së ka thënë se përgjegjësi kanë edhe kryetarët e degëve për rezultatet e dobëta.

HW

“Lutfi Haziri ka përgjegjësi pasi duhet parë niveli i LDK-së në Gjilan. Muharrem Sfarqa po ashtu ka përgjegjësi. Shikoni ku është niveli i Ferizajit. Kemi zbritje edhe në komuna, si Podujeva, pavarësisht se LDK atje ka pasur një epërsi të lehtë në zgjedhje”.

Sejdiu thotë se edhe Isa Mustafës edhe Vjosa Osmanit iu ka dhënë mundësinë për të punuar në kabinetin e tij dhe për t’u ngritur profesionalisht “pa ndonjë hile”.

Ai i është rikthyer edhe njëherë garës së humbur ndaj Isa Mustafës për kryetar të LDK-së.

Thotë se Isa Mustafa i kishte bërë be për “kokën e fëmijëve” që nuk kishte ambicie për kryetar të LDK-së./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.