UBT

Sejdiu: Isa inferior ndaj PDK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Nderit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka paralajmëruar rikthimin aktiv në politikë, duke goditur Kryetarin aktual të LDK’së, Isa Mustafa.

Ish-Presidenti Sejdiu e ka pyetur Kryetarin e LDK’së dhe të Prishtinës se pse e ndryshoi mendimin sa i përket koalicionit me PDK’në si dhe pse nuk e mbajti premtimin se do t’ia shkurtojë mandatin Qeverisë aktuale.

“Deklarimet e ashpra dhe këmbëngulëse të tipit “kurrë dhe asnjëherë koalicion me PDK’në”. Dhe, tash vijnë deklarime të tilla. Çka është kjo metamorfozë”, ka pyetur Sejdiu.

Sipas tij, deklarimet e udhëheqësit të LDK’së tregojnë për inferioritetin e tij karshi PDK’së.

“Njerëzit mund të pyesin me të drejtë çfarë është kjo metamorfozë kaq e shpejt që një subjekt politik, çfarë është LDK, duke shprehur inferioritetin e saj, të ketë prirje për koalicion me një subjekt tjetër ndaj të cilit ka plasuar akuza kaq të forta”, ka thënë Sejdiu.

ARKATANA

Sejdiu ka thënë se udhëheqësit e LDK’së po e heshtin temën e shkurtimit të mandatit të Qeverisë për shkak të kalkulimeve politike.

“Pse LDK nuk po i përmbahet përpjekjeve dhe deklarimeve të saj që të shkurtohet mandati i qeverisjes së PDK’së në bazë të Marrëveshjes së Prillit 2011, por po e lënë në heshtje si temë. Tash e dy vjet është thënë i shkurtuam mandatin kësaj qeverie të korruptuar. Kjo është pjesë e zotimit të LDK’së para elektoratit të vet”, ka shtuar ai.

Ish-Kryetari i LDK’së është rikthyer edhe një herë në kohën kur ka qenë në krye të Shtetit dhe të Partisë, duke thënë se pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, njerëzit e afërt të tij ia kishin përgatitur linçimin

“Pas vendimit tim për dorëheqje nga posti i Presidentit të vendit, shumë nga ata që janë “përlotur” e “zverdhur” në Kabinetin tim, kanë përgatitur linçimin tim politik”, ka thënë Sejdiu për IPMagazinë.