Eko Higjiena

Sejdiu i quan të pavërteta, të pasinqerta e manipuluese deklaratat e Mustafës për të

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-presidenti i Kosovës dhe kryetari i nderit i LDK-së, Fatmir Sejdiu e ka quajtur të pavërtetë, të pasinqertë dhe manipulues qëndrimin e kreut të kësaj partie, Isa Mustafa, të një dite më parë.

“Bazuar në informacionet e medies, të dielën në një takim në Batllavë, z. Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, ndër të tjera deklaron se ‘ju e dini se ne kemi biseduar vazhdimisht me z. Sejdiu’. Konteksti dhe nënteksti në të cilin e thotë ai këtë konstatim është i pavërtetë, i pasinqertë dhe manipulues”, ka thënë Sejdiu përmes një deklarate për shtyp.

Edhe me këtë rast, thotë Sejdiu, sikur në një paraqitje të mëparshme (të shtunën) ku ka sqaruar qëndrimin e tij lidhur me zgjedhjet e 8 qershorit, ka kërkuar që emri i tij të mos përmendet në kontekste manipuluese.

Uji Dea

“Aq më pak për të paracaktuar qëndrimet e mia, që janë shumë të njohura për anëtarësinë e gjerë të LDK-së. Këtë qëndrim ma konfirmon edhe komunikimi masiv gjatë këtyre ditëve me shumë anëtarë tëLDK-së, brenda e jashtë Kosovës, komunikim që do ta vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë Sejdiu, teksa ka shtuar edhe një gjë.

“Së fundi, Isa Mustafa nuk ka të drejtë ta përmend emrin tim duke shmangur të vërtetën se ai asnjëherë që nga fillimi i vitit 2013, pra gati një vit e gjysmë, nuk ka pasur asnjë takim dhe as bisedë me mua”, ka përfunduar Sejdiu.
© KOHA.net