Eko Higjiena

Sejdiu i përgjigjet Haradinajt: AKR nuk ka ndryshuar qëndrim, veprojmë në kuadër të LAA

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe deputeti, Korab Sejdiu, ka mohuar se partia e tij i ka dhënë mbështetje koalicionit PAN për formimin e qeverisë.

formojë më herët, por se e kanë shtyrë për shkak të pozicionimit të AKR-së, për të krijuar një qeverisje më bazë më të gjerë.

Sejdiu ka thënë se nuk ka asnjë vendim nga strukturat e AKR-së, për të ndryshuar nga qëndrimi fillestar që me qenë pjesë e koalicionit LAA.

Ai i ka bërë me dije Haradinajt se për AKR-në vendosin anëtarët e saj, e jo Haradinaj e askush tjetër.

“Për AKR-në merr vendime AKR, e jo z. Haradinaj apo dikush tjetër. Nuk ka asnjë vendim që është marr në strukturat e AKR-së për të ndryshuar qëndrimin tonë fillestar, që me qenë dhe më veprua në kuadër të koalicionit LAA”, është shprehur Sejdiu për lajmi.net.

Ramush Haradinaj i nominuar për kryeministër është shprehur se ata kanë mundur ta formojnë Qeverinë edhe më herët, por që e kanë shtyrë për shkak të pozicionimit të AKR-së.

Mobi Casa

“Kemi pas mundësinë me u kthy në seancë me 61 vota, por është krijuar një situatë e re më gjithëpërfshirëse te pozicioni i AKR-së dhe i kemi dhënë kohë”, ka thënë Haradinaj.

Ditë më parë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli u kishte dhënë një ultimatum prej 10 ditësh Vetëvendosjes e LDK-së, që të dëshmojnë që kanë numrat për ta formuar Qeverinë, dhe nëse ata nuk arrin ta bëjnë këtë, ai kishte kërcënuar me ndryshim pozicionimi sa i përket formimit të institucioneve.

Por, edhe nëse ndodh që AKR ta mbështesë PAN-in, deputeti Sejdiu ka përsëritur qëndrimin e ti, se ai nuk do jap votën për koalicionin PDK-AAK-Nisma.

“Qëndrimi im është ai që ka qenë gjithmonë, që në strukturën aktuale të PAN-it, vota ime nuk mundët më shku në atë drejtim”, ka deklaruar ai.

Sejdiu i cili më profesion është jurist ka bërë thirrje që koalicionit PAN t’i merret e drejta e propozimit të kandidatit për kryeparlamentar, pasi ata deri më tani kanë refuzuar ta paraqesin kandidatin e tyre.

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit është caktuar më 24 gusht. Koalicioni PAN ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë seancë ku edhe do ta paraqesin kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.