Sejdiu i kërkon Kurtit të ndryshojë qëndrim: Mini-Shengeni është shumë i rëndësishëm

Analisti politik dhe njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta ndryshojë qëndrimin e tij radikal ndaj “mini Shengenit”, pasi tha se projekte të tilla ekonomike çojnë në një lidhje më të thellë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe afrimit të tyre me Bashkimin Evropian, transmeton Express.

“Z. Kurti si kryeministër dhe si politikan i pëlqen të luajë me fjalë. Ai nuk është për “mini Shengenin”, por për tregun rajonal, jo për një gjë, por për një tjetër që ka të njëjtin kuptim. Një marrëveshje tregtare është më e rëndësishme sesa një marrëveshje që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të njerëzve, kështu që është më shumë për lirinë e lëvizjes së kapitalit dhe mallrave, që do të thotë domosdoshmërisht për njerëzit. Ai luan me fjalë për të mbledhur pikë politike në Kosovë. Përndryshe, ai u thotë qeverive të huaja se është i hapur për marrëdhënie tregtare rajonale, të cilat duhet të jenë më të mira”, tha Sejdiu për “Kosovo Online”.

“Mini Schengen” është një iniciativë e përbashkët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore nga viti 2019 mbi qarkullimin e lirë të mallrave, kapitalit dhe njerëzve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por kjo ishte e papranueshme për autoritetet e Kosovës që nga fillimi. Me përjashtim të kryeministrit aktual Kurti, nisma ballkanike “mini Shengen” nuk gjeti as mbështetjen e qeverisë së atëhershme të Kosovës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Haradinaj besonte se “mini Shengeni” mund ta dëmtonte dhe rrezikonte Kosovën, sepse, sipas tij, “ajo mundëson rritjen e ndikimit rus dhe kinez në Ballkan”.

Sidoqoftë, kur Avdullah Hoti u bë shef i qeverisë së Kosovës, u nënshkrua Marrëveshja e Washingtonit, në të cilën Kosova u zotua t’i bashkohej “mini Shengenin”.

Sejdiu thekson se qeveria e re nuk duhet ta injorojë këtë detyrim dhe se marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen. Ai thotë se Kosova tashmë është bërë pjesë e zonës “mini Shengen”, pavarësisht se si e quajnë autoritetet, duke shtuar se tregu i përbashkët ekonomik është alternativa më e mirë për rajonin, duke marrë parasysh situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor.

“A ka ndonjë vend tjetër përveç Bosnjë e Hercegovinës, në atë zonë “mini Shengeni” ku qytetarët e Kosovës nuk mund të shkojnë pa letërnjoftim. Ju udhëtoni vetëm me letërnjoftim në Maqedoninë Veriore, Shqipëri, Mal të Zi. Me Serbinë, ne gjithashtu kemi marrëveshjen nga marrëveshja e Brukselit. ‘Mini Shengeni’ ekziston në drejtim të lirisë së lëvizjes, ne tani po punojmë për çështje administrative-procedurale”, tha Sejdiu.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS