Mobi Casa

Sejdiu, i gatshëm ta rimarrë kreun e LDK’së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Unë mendoj qe nuk është korrekte që Kosova të kushtëzohet me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, sepse këtë kusht se kanë pas as vendet tjera”, ka thënë ish presidenti Fatmitr Sejdiu.

Ish-presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, duke folur rreth funksionimit të koalicionit qeverisës, tha se është një pjesë e një ankthi që i përshkuan dy subjektete më të mëdha politike, sidomos në disa çështje të caktuara.”Janë jo fortë të sinqerta deklarimet për dalje apo mosdalje nga koalicioni për të shkuar në zgjedhje. Nuk e di se a janë zgjedhjet zgjidhje, por as kështu siç është situata nuk është mirë”, tha ai në emisionin “Monitor”, në RTK.

Sipas tij, në LDK ka njerëz me potencial të fortë që kanë mbetur jashtë Qeverisë dhe kjo siç deklaroi ai, mund të shihet edhe në përbërjen e Qeverisë .

Duke folur rreth zhvillimeve në LDK, ish-presidenti Sejdiu tha se “mungon debati i përgjithshëm në strukturat e partisë, dhe po ashtu është një pjesë e madhe e LDK e heshtur krahas këtyre proceseve për ta dhënë mendimin e vet. Ajo pjesë është militante e LDK-së,por që as nuk mund të qëndroj e qetë”.

Mobi Casa

I pyetur për ambiciet e tija për të qenë në krye të LDK-së, ai tha se nëse LDK e kërkon ai është i gatshëm, ndonëse aktualisht është anëtarë nderi në Këshillin e Përgjithshëm.

Fatmir Sejdiu deklaron publikisht se me Isa Mustafën nuk ka gjetur gjuhë bashkëpunimi. “Më të jam takuar për herë të fundit në vitin 2013, ku kam shfaqur mendimin tim, por nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët. LDK mbetet një shtëpi e madhe pasi që shumë njerëz kanë lidhje shpirtërore me LDK, sikurse unë që s’mund të heqë dorë nga diçka që jam pjesë nga themelimi i saj”, tha ai në emisionin Monitor në RTK.

Sa i përket veprimeve opozitare tha se gazi i përdorur në Kuvend ka dëmtuar imazhin e Kosovës dhe është një dëm për vetë opozitën. “Argumentet e tyre duhet të jenë të qëndrueshme dhe mos të mbeten kauza në suaza të deklarimeve”, deklaroi Sejdiu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.