ARKATANA

Sejdiu: Arrestimi i Haradinajt ka për qëllim destabilizimin e Kosovës, kërkesë kjo e fabrikuar nga Serbia

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu përmes një statusi të vendosur në profilin e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sejdiu ka theksuar se arrestimi i Haradinajt ka shqetësuar qytetarët e Kosovës dhe në përgjithësi gjithë shqiptarët.

Ky i fundit ka theksuar se këto ndalime po bëhen në bazë të kërkesave të fabrikuara të Serbisë, e cila ka tendencë të qëllimshme për destabilizimin e Kosovës dhe komprometimin e drejtësisë ndërkombëtare, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Eco Higjiena

Arrestimi i ish Kryeministrit të Kosovës dhe liderit të AAK-së Ramush Haradinajt ka shqetësuar qytetarët e Kosovës dhe përgjithësit gjithë shqiptarët. Aq mē tepër, ky shqetësim rritet kur veprimet e tilla si ky i fundit në Francë janë përseritur disa herë ndaj njerëzve të Kosovës. Këto ndalime po bëhen në bazë të kërkesave të fabrikuara të Serbisë e cila ka tendencë të qëllimshme për destabilizimin e Kosovës dhe kompromitimin e drejtësisë ndërkombëtare.

Ish Kryeministri i Kosovës, siç dihet dy herë u shpall i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare dhe tani ndalohet, çuditërisht në bazë të kërkesave serbe, kohësisht më të hershme se proceset gjyqësore nëpër të cilat z. Hardinaj ka kaluar dhe është shpallur i pafajshëm.

Është kohë e fundit të mbizotërojë arsyeja te institucionet ndërkombëtare (Interpol dhe Europol) dhe të hedhin anash kërkesat e llojit të tillë që i adreson Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës.

Në këtë drejtim edhe institucionet relevante te Francës duhet të veprojnë duke e liruar z. Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.