UBT

Sejdi Gashi, portreti i mësuesit të dalluar

/ 6 minuta lexim
KKVITI

Mërgata shqiptare në Evropë, Amerikë, dhe Australi, numerikisht është tragjike. Hemorragjia e popullit tonë përmes mërgimit, vazhdon të jetë shqetësuese. I mërguari kudo që ndodhet, shprehet mësuesi, shkrimtari dhe patrioti, Sejdi N Gashi, e merr kujtimin e tij për atdheun dhe betimin e tij për lirinë. Janë hallet e vogla dhe të mëdhatë, që unë mora vendim ti bashkohem vëllezërve të mi, mërgimtarë, shprehet mësuesi, Sejdi N Gashi.

Hallet e vogla dhe të mëdha kanë prekur gjithë Kosovën. Mërgimi, kjo plagë e lashtë e njerëzimit, s´ka lënë vend pa e prekur edhe popullin tonë të shtypur e të copëtuar. Njeriu lind i mërguar, shkruan në librat e shenjtë. Mërgimi i parë, ndodhë, kur fëmija shkëputet nga barku mëmësor i mamasë. E krejt mëpastaj, fillojnë hallet dhe mërgimet e pareshtura. Luftërat, humbjet dhe pushtimet, janë ( prodhuesit ) më të mëdhenj të mërgimit.

Mërgata shqiptare në Evropë, Amerikë, dhe Australi, numerikisht është tragjike. Hemorragjia e popullit tonë përmes mërgimit, vazhdon të jetë shqetësuese. I mërguari kudo që ndodhet, shprehet mësuesi, shkrimtari dhe patrioti, Sejdi N Gashi, e merr kujtimin e tij për atdheun dhe betimin e tij për lirinë. Janë hallet e vogla dhe të mëdhatë, që unë mora vendim ti bashkohem vëllezërve të mi, mërgimtarë, shprehet mësuesi, Sejdi N Gashi.

Jeta e mësuesit në mërgim rrëfen Sejdi N Gashi, është përlotë akte dramash të rënda. Humbja e gjuhës, zvogëlimi i shprehjeve të fjalës shqipe nëpër familjet e mërgimtarëve, e veçmas tek fëmijët e tyre, vazhdon të jetë e dhimbshme. Mërgimin kurrë s´e kam dashur më thotë Sejdi N Gashi. Por, mërgimi më ndoqi gjithë jetën. Kontributi im, dhënë arsimimit të fëmijëve tanë në mërgim kujtoj se është i vlerësuar. Janë shumë mirënjohje për punën time. Por, ajo ma kryesorja është mirënjohja e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, dhe e prindërve të nxënësve me mësim plotësues në gjuhën shqipe.

Biografia e punës dhe veprimtarisë të mësuesit Sejdi N Gashit është e gjerë. Ai për 44 vjet mësues nuk reshti kurrë të mbjellë dritë e dituri tek ma të vegjlit, tek ma të ndjeshmit, tek shpresat e Kosovës.

Sejdi Gashi u lind më 12 shkurt 1947 në Peran të Besianës-Kosovë. Familja e tij vjen nga fshati Buzëllap ( Doberdol ) i Besianës të cilët ishin shpërngulur në Turqi në vitin 1925. Pas dy vitesh qëndrimi në Turqi, kthehen në Kosovë dhe vendosen në Prishtinë, ku jetojnë edhe tani.

Sejdi N Gashi, shkollën fillore, të mesmen, dhe Shkollën e Lartë Normale i kreu në Prishtinë. Ndërsa, gjermanishten, në Institutin Gëte në Frankfurt. Për 20 vjet të plota, Sejdi N Gashi, punoi mësues në Keçekollë dhe Prapashticë të Gallapit dhe në Magurë të Lipjanit. Gjatë kësaj periudhe u dallua në punën edukativo arsimore me nxënës, dhe në aktivitetet të lira.

Sejdi N Gashi, në vitin 1989 emërohet mësues në Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe, në Gjermani, në qytetet Gelsenkirchen, Münster, Bocholt, Dorsten, Herten ,Varendorf e Recklinghausen të Landit Vestfalia. I edukuar me frymën atdhetare e patriotike të familjes, dhe kyqjen e tij në Lëvizjen për liri të Kosovës, Sejdi N Gashi, nuk i ndahet librit dhe edukimit të nxënësve.

Eco Higjiena

Jeta e mësuesit shqiptar në mërgim ndiqej vazhdimisht nga hafijet e UDB-së. Por, Sejdi N Gashi nuk jepet, vargjet e Naim Frashërit, “Dritë e diturisë, përpara do na shpjerë.. për mësuesin Gashi, ishin himn për punë dhe në jetën e tij. Vlimet e mëdha në Kosovë, mësuesin Sejdi Gashi, do ta bëjnë edhe më të fortë.

Në Gjermani, mësuesi Sejdi N Gashi, për 24 vjet nuk reshti kurrë së punuari. Për 24 vjet Sejdiu nxjorri 24 gjenerata nxënësish shqiptarë, në Gelsenkirchen, Münster, Bocholt, Dorsten, Herten dhe Varendorf e Recklinghausen.

Për punën e bërë mirë dhe si duhet, Sejdiu ishte i adhuruar nga nxënësit dhe i vlerësua nga prindërit e tyre. Vlen të theksohet se me dhjetëra nxënës e nxënëse të mësuesit Sejdi, janë në Universitete dhe kanë mbaruar Universitetet. Me punën e bërë dhe angazhimin e tij, nxënësit e Sejdi Gashit, u shpërblyen disa herë në konkurset e diturisë, dhe konkurset letrare, si në Këln, dhe në Berlin.

Roli i mësuesit shqiptar në mërgim është shumë i madh. Shkolla ishte dhe mbetet vatra e të gjitha aktiviteteve, kulturore, arsimore, humanitare dhe patriotike.

Duhet theksuar se mësuesi Sejdi Gashi, është njëri nga themeluesit e parë të Këshillit të Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjermani. Ky institucion profesional i mësuesve shqiptarë në Gjermani që nga viti 1990 organizon mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe është i pranuar nga organet arsimore gjermane.

E thamë më lart se Sejdi N Gashi, është shkrimtar, mësues dhe patrot.

Sejdi Gashi është autor i Monografisë; 1. Shkolla shqipe në Gjermani, 2. Qëndresa, 3. Fletore pune – leximi im 3 / 4. 4. Leximi im 3 / 4, 5. Plotësori i Abetares, 6. Abetare për fillestarët në mërgim. Mirëpo, aktiviteti krijues i Sejdi N Gashit nuk mbaron me kaq. Mësuesi Sejdi, shokun më të mirë e ka librin. Sejdi N Gashi bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat në mërgim. Sporti për mësuesin e zellshëm Sejdi Gashi, është një dhunti e tij prej moshës së vogël e deri më sot. Mësuesi 67 vjeçar, Sejdi N Gashi, është një figurë e mësuesit të respektuar. Sukses Sejdiut, dhe gjithë të mirat!/Rrustem Geci – Dortmund/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.