Sedat Pajaziti ofron dorëheqjen
Gjilan – Pas një serie të ndeshjeve pa fitore, kryetrajneri i Dritës, Sedat Pajaziti e ka ofruar dorëheqjen. Ai ka thënë se dorëheqja e tij është e parevokueshme, ngase siq ka thënë ai jo që ndjehet përgjegjës për këtë seri negative, por se diçka nuk po shkon, andaj sipas tij do të ishte mirë që dikush tjetër të udhëheq me ekipin e Dritës.
“Unë besoj fuqishëm se Drita do të mbetet në Superligën e Kosovës në futboll, ngase ka një ekip të mirë dhe cilësor, por diç punët nuk po shkojnë mirë”, ka thënë tërrnocasi Sedat Pajaziti./rajonipress/


