ARKATANA

Sedat Pajaziti: Gjilani në pranverë me pamje tjetër

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Skuadra “kuq e bardhë” e Gjilanit, me sukses ka përfunduar edhe fazën e dytë të përgatitjeve për sfidat pranverore të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani përgatitjet i kishte filluar që nga 7 janari duke bërë ushtrime fizike si në ambient të mbyllur njashtu dhe të hapur, duke i ditur temperaturat dimërore që mbretërojnë në vendin tonë.

“Faza e parë gjithsesi ka qenë mjaft e vështirë për shkak kushteve klimatike, por të gjithë futbollistët me mjaft sukses ju kanë përshtatur këtyre kushteve dhe ne plotësisht ja kemi arritur qëllimin tonë”, ka bërë të ditur njeriu i parë në pankinën e Gjilanit, Sadat Pajaziti.

Skuadra e Gjilanit menjëherë ka udhëtuar në qytetin bregdetar në Durrës, për tu akomoduar sa më mirë për sfidat që i presin.
“Në Durrës gjithçka ka shkuar për mrekulli, të gjitha detyrat të cilat i kemi pasur me stafin e klubit i kemi zbatuar, kemi zhvilluar tri ndeshje kontrolluese dhe jam i kënaqur me atë se çka kanë tregu futbollistët si me lojë njashtu edhe në pjesën fizike, duke dëshmuar se skuadra po e merr një fizionomi krejtësisht tjetër nga stinori vjeshtor”, thekson Pajaziti.

Trajneri Pajaziti ka theksuar, se edhe përforcimet që janë bërë në klub janë tejet të rëndësishme në këto momente.
“Futbollistët e rinjë që janë sjellë gjatë afatit dimëror në skuadër janë të mirë duke ditur se gjatë afatit dimëror nuk ke zgjidhje të shumta, por këta futbollist që i kemi sjell mund të them se kemi qenë me fat që kemi arritur kontrata me këta futbollist për një vit e gjysmë dhe në fund mund të them se personalisht me atë se çka kemi punuar gjerë më tani jam i kënaqur”.

ARKATANA

“Kuq e bardhëve”, gjatë afatit dimëror ju kanë bashkangjitur edhe Vilson Lial, Klejdi Koqi, Shpend Asani e Semir Hagjibuliq.

Ndërsa janë larguar Brulind Pepa, Trevin Caesar, Maurico jose Marinho, Ergon Jyseni, Edon Sadriu, Ledion Muqaj ndërsa në huazim ka dërguar Kujtim Dubovën e Altin Aliu.

Gjilani me 16 ose 17 shkurt, hap stinorin pranveror me derbin lokal në cilësinë e mysafirit me Dritën.

Në stinorin Vjeshtor Gjilani është ranguar në pozitën e 4 me 27 pikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.