United Hospital

Seancë pa vota të sigurta

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Koalicioni qeverisës sot do të provojë për të tretën herë me radhë ta ratifikojë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Por, as pas dy dështimeve gjatë javës së shkuar, ku u vendos që Demarkacioni të mos hidhej në votim, koalicioni nuk i ka siguruar votat e mjaftueshme për ta miratuar këtë marrëveshje në seancën që do të fillojë sot prej orës 10:00.

Vetë drejtuesit e partive në pushtet kanë pohuar se tashmë kanë vetëm 78 vota, përderisa për ta miratuar këtë marrëveshje nevojiten së paku 2/3 e votave të deputetëve, rrjedhimisht 80 sosh.

Por, disa deputetë të koalicionit tashmë janë deklaruar se nuk do ta mbështesin këtë marrëveshje, duke përmbysur kështu edhe 78-shin e “siguruar”.

Uji Dea

Nait Hasani nga PDK-ja ka qenë i pari që ka bërë publik qëndrimin e tij kundër Marrëveshjes, shkruan tutje “Zëri”.

Njëjtë ka vepruar më pas edhe deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, e cila ka njoftuar se nuk e mbështet këtë marrëveshje (pas largimit të raportit të Komisionit për Shënimin e Kufirit si raport obligues që ishte).

Edhe deputeti tjetër i këtij subjekti Rasim Selmanaj nuk ka pohuar se do ta votojë Demarkacionin. Përkundrazi, ai ka zgjedhur që qëndrimin e tij të mos e shpërfaqë derisa kjo marrëveshje të dalë në votim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.