GRANDEMALL

Seancë e rrezikshme

/ 2 minuta lexim
FITORJA

​Partnerët e koalicionit kanë vendosur dje që seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës të mbahet të hënën e ardhshme, pavarësisht kërcënimeve të partive opozitare se nuk do ta lejojnë zhvillimin e saj.

Madje opozitarët nuk janë zmbrapsur as nga gjuajta e gazit lotsjellës as në seancën e radhës, pavarësisht se për veprime të tilla tashmë ndodhet në paraburgim shefja e deputetëve të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi dhe njëkohësisht është lëshuar fletarresti edhe për tre deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje”: Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.

Hidromorava

Në anën tjetër, kryeparlamentari Kadri Veseli, të hënën u ka bërë thirrje partive opozitare që të mos e bllokojnë Kuvendin, madje duke thënë se me veprime të tilla po e dëmtojnë vetveten. “Ftoj të gjithë deputetët e opozitës që temat t’i trajtojmë bashkërisht në Kuvend dhe të mos i cenojnë kolegët e tyre deputetë të Kuvendit të Kosovës, për arsye se me veprimet e tilla ata po e dëmtojnë vetveten. Nuk kanë nevojë të përdorin gazin lotsjellës. Le ta lënë këtë aktrim, ngase e kanë tepruar”, ka thënë Veseli, duke shtuar se për të hënën nga Kuvendi “nuk ka ndonjë skenar provokativ”. /Zeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.