UBT

Seancat e sherrit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Koalicioni PAN me shumë gjasë nuk do t’i përgjigjet kryesuesit të seancës konstituive Adem Mikullovcit, që të marrë pjesë në seancën e së enjtes. Për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive politike është bllokuar zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit.

Kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci, ka thirrur vazhdimin e seancës të enjten (pasnesër), një ditë pasi pritet të mbahet takimi konsultativ mes partive politike.

Me këtë rast 10 gushti do ta shënojë tentimin e radhës për ta konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht për ta zgjedhur kryeparlamentarin.

Uji Dea

Pas këtij vendimi ka reaguar menjëherë koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN), me ç’rast veprimin e kryesuesit e ka cilësuar krejtësisht arbitrar.

Me këtë vendim, sipas PAN-it, drejtuesi i seancës është vënë në shërbim të plotë të lëvizjes “Vetëvendosje”. Por, sipas Mikullovcit, është pikërisht ai i cili e ka të drejtën e plotë për ta caktuar datën e seancës.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e koalicionit LDK-AKR-Aleternativa (LAA) kanë konsideruar se vendimi i Mikullovcit është tërësisht i arsyeshëm. Ndërkaq, pavarësisht se data e seancës tashmë është caktuar, nuk pritet të ketë dakordim mes subjekteve politike dhe dalje nga bllokada institucionale. Përkundrazi, ndonëse takimi konsultativ mes partive pritet të mbahet të mërkurën, PAN (të cilit i takon posti i kryeparlamentarit), nuk ka treguar nëse do të shkojë apo jo në seancë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.