HW

Seanca të hënën, marrëveshja LDK – LVV sa afër, aq edhe larg

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryesia e Kuvendit, me kërkesë të mandatarit për kryeministër – Albin Kurtit, ka vendosur që të hënën, në orën 11:00, të mbahet seanca parlamentare, në të cilën do të votohet qeveria e re e Kosovës. Ndonëse ende s’kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, LDK-ja dhe LVV-ja shprehen optimiste së brenda dy ditëve do ta gjejnë një ujdi, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Vetëm edhe dy ditë i kanë mbetur Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike që ta gjejnë një ujdi për ta formuar koalicionin bashkëqeverisës për 4 vjetët e ardhshëm, pasi me kërkesë të mandatarit për kryeministër të ri – Albin Kurtit, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për votimin e qeverisë së re të mbahet të hënën, më 3 shkurt.

Ndonëse Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet ende e bindur se pozita e kryeparlamentarit duhet t’u takojë atyre deri në marrjen e pozitës së presidentit pas një viti, Lëvizja Vetëvendosje në anën tjetër vazhdon ta kundërshtojë këtë ofertë të LDK-së, shkruan gazeta “Zeri”.

HW

Ndërkohë dy partitë pavarë- sisht dallimeve të tyre shprehen ende optimiste se dallimet e tyre mund të shkrihen brenda 48 orëve. Kurse deri më tani dy partitë opozitare, Partia De- mokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, janë deklaruar se assesi nuk do ta votojnë qeverinë “Kurti” e as nuk do të jenë pjesë e saj.

Në anën tjetër Albin Kurti tashmë ka marrë mbështetjen e partive mi- noritare, duke përfshirë edhe Listën Serbe, e cila është deklaruar se nuk do ta frenojë formimin e qeverisë së re.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.