Eko Higjiena

Seanca, pas kompromisit me ‘Srpska’-n

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pas shumë orësh diskutimesh mes koalicionit PAN-AKR dhe Listës Serbe, të tria palët kanë arritur një marrëveshje për themelimin e institucioneve. Me këtë rast, ata i kanë dërguar edhe shkresë zyrtare kryesuesit të Kuvendit, Adem Mikullovci, për të thirrur seancën, duke e siguruar atë që kanë krijuar shumicën e nevojshme. Mikullovci ka konfirmuar mbajtjen e seancës për sot në orën 11:00, transmeton zeri.info.

Koalicioni PAN-AKR në bashkëpunim me Listën Serbe dhe me komunitetet joshumicë edhe zyrtarisht i kanë dërguar shkresë kryesuesit të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, për thirrjen e seancës konstituive për sot në orën 11:00, duke e garantuar atë që kanë siguruar numrat e nevojshëm për themelimin e institucioneve, transmeton zeri.info.

Eco Higjiena

Mbajtjen e seancës e ka konfirmuar edhe vetë kryesuesi Mikullovci për në orën 11:00. Gjatë ditës së djeshme koalicioni PAN-AKR ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të komuniteteve joshumicë, duke arritur në një akord edhe për ndarjen e dikastereve. Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, koalicioni PAN-AKR, gjegjësisht lideri i kësaj të fundit, Behgjet Pacolli, ka bërë një kompromis duke hequr dorë nga Ministria e Bujqësisë, të cilën do ta udhëheqë Lista Serbe, çka edhe ka qenë kushti i tyre. Sipas burimeve, emri që do të udhëheqë me Ministrinë e Bujqësisë është Nenad Rekalo.

Pasi këtij kompromisi, Lista Serbe ka pranuar që të marrë pjesë dhe të votojë kryetarin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Me këtë rast, AKR-ja nga pesë ministri do të zbresë në katër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.