Seanca, paralajmërim për Thaçin
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës për Kosovën, me mbështetjen e Lëvizjes “Vetëvendosje” pas një debati që kanë zhvilluar të enjten në seancën e thirrur pikërisht nga ta, kanë kërkuar krijimin sa më të shpejtë të institucionale nga shumica parlamentare, derisa nuk kanë hedhur në votim fare kandidaturën e Isa Mustafës për kryetar Kuvendi.
Në këtë seancë të thirrur nga 62 deputetët e Bllokut nuk kanë marrë pjesë jo vetëm deputetët e partisë së Hashim Thaçit, por as ata të komuniteteve serbe dhe joserbe, përjashtuar këtu dy deputetët minoritarë joserbë./zeri/

