Uji Dea

Seanca me 10 mars, opozita e “rebeluar”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar të premten agjendën e seancës së ardhshme plenare për datën 10 mars, nën kërcënimin e partive opozitare për bojkotim të seancës. Ndonëse në këtë mbledhje nuk kanë marrë pjesë shefat e grupeve parlamentare të opozitës, në mbledhje ishte vetëm nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Aida Dërguti. Kjo e fundit tha para gazetarëve se një seancë e tillë do të kundërshtohet nga ana e partive opozitare me të gjitha format e mundshme.

Ajo paralajmëroi se opozita do të jetë në Kuvend, por duke i penguar punimet e saj. “Seanca do të mbahet të enjten. Ne do ta pengojmë edhe këtë seancë. Ndërkohë, mënyrën se si është zgjedhur presidenti i Kosovës do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese. Ky është qëndrimi i njëjtë i opozitës së bashkuar”, ka thënë Dërguti.

Uji Dea

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se seanca do të mbahet të enjten, ndërsa në agjendë janë 18 pika të rendit të ditës. “Më 10 mars do të kemi seancë, në të cilën do të shqyrtohen 18 pika të rendit. Edhe një seancë do ta kemi pas 10 marsit.

Prioritet është Bashkimi Evropian. Përmbushja e kritereve për liberalizim është si kusht, në të cilat duhet të punojmë dhe për këto çështje duhet t’i mbajmë dy seanca të shpejta”, ka thënë Veseli./zeri/