Seanca e radhës më 24 mars
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës të mbahet me 24 mars në ora 10:00. Këto i ka bërë të ditura Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Veseli ka thënë se në këtë seancë do të shqyrtohen disa projektligje dhe tri raporte, ndërkohë ka theksuar se pret që po në këtë seancë të miratohet shqyrtimi i Rekomandimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për anëtarë të OSHP-së, që nuk ka arritur të kaloj në seancën e fundit.
Emërimi i anëtarëve të bordit të OSHP’së është njëri prej kritereve për liberalizimin e vizave, transmeton Express.
Edhe këtë mbledhje të Kryesisë opozita e ka bojkotuar.


