RCCOLA

Seamus Heaney: Një gjigant i letërsisë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Seamus Heaney, poeti irlandez që ka fituar çmimin Nobel për letërsi, ka vdekur në moshën 74-vjeçare në spital në Dublin pas një sëmundjeje të shkurtër, ka bërë të ditur në mëngjesin e së premtes botuesi i tij, njoftojnë mediat angleze. Heaney e ka fituar çmimin Nobel për letërsi në vitin 1995 dhe është vlerësuar për përmbledhjet e tij të shumta të poezisë.

Në vitin 2006 ai e ka fituar çmimin TS Eliot me përmbledhjen e tij ‘District and Circle’. Heaney është lindur në një fermë të vogël afër Toomebridge në County Derry të Irlandës Veriore, në vitin 1939, si fëmija më i madh në një familje në rritje. Në fjalimin e tij në ceremoninë e pranimit të çmimit Nobel, ai ka folur me dashuri për fëmijërinë e tij në shtëpinë me tri dhoma.

Uji Dea

Më të marrë lajmin për vdekjen e poetit Seamus Heaney, Martin McGuinness, zëvendëskryeministër i Irlandës Veriore, ka thënë se është i shokuar dhe i trishtuar nga vdekja e Seamus Heaney-t. Ai e ka quajtur poetin e ndjerë kolos të letërsisë. “Ne të gjithë jemi më të varfër nga vdekja e tij dhe e ndjej thellë këtë”, ka shtuar ai. Peshkopi në pension i qytetit Derry, Dr Edward Daly, e ka njohur si mik poetin Seamus Heaney.(Tribuna).