UBT

S’e takojnë në Qeveri, Kurti shmang përgjigjen direkte para gazetarëve: Na bashkëpunojmë me BE

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dje u bë e ditur se zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës, e ka njoftuar tashmë qeverinë në detyrë, se zyrtarët e këtij unioni së bashku me shtetet e anëtare të tij, s’do të mbajnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë së vendit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Për këtë gjë, arsye është vendimi i Gjykatës Supreme përmes të cilit thuhet se Hekuran Murati është në kundërshtim me ligjin, pasi që ky i fundit mban dy pozita, atë të deputetit, mandat i fituar nga zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, dhe atë të ministrit të Financave.

Lidhur me këtë, sot, Kurti është gjetur përballë gazetarëve të cilët kanë pyetur atë për qëndrimin e BE-së.

Kryeministri në detyrë, nuk ka dhënë përgjigje direkte për vendimin e tyre, porse ka thënë se, ata bashkëpunojnë me BE-në.

ARKATANA

‘‘Siç po e shihni unë nuk jam në zyrën time jam bashkë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian këtu në Mitrovicë në Shipol, te kjo ndërtesa sociale që tash e rregulluam dhe e bëmë me kushte të mira. Unë jam kryeministër që këta t’i kenë banesat e sigurta, të ngrohta dimrit e të freskëta verës, kjo është kryesore dhe na bashkëpunojmë me Bashkimin Evropian’’, ka thënë Kurti.

Ndryshe, në njoftimin e BE-së thuhet se vendimi i tyre është marrë në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit.

”Në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një Qeveri me mandat të plotë”, thuhet ndër tjerash që i është dorëzuar Kurtit. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.