RCCOLA

Së shpejti televizion mysliman në Bernë

/ 2 minuta lexim

“Dy të tretat e financimit të kanalit televiziv mysliman tashmë është siguruar”, tha Blancho.

Në fund të 2013-s, do të lansohet në internet një kanal i ri televiziv për myslimanët «Unity-TV», me studiot në Bernë, Berlin dhe po ashtu në Vjenë. Këtë e ka bërë të ditur këtë fundjavë Nicolas Blancho, president i Këshillit Qendror Islamik Zvicrës (ICCS).

“Nëse ne duam të ndryshojmë diçka, duhet të qëndrojmë së bashku”, tha Blancho në konferencën vjetore të Këshillit Qendror Islamik Zvicrës, në afërsi të Freiburgut.

“Për të prezantuar vlerat islame në shoqëri, duhet të fitojë ndikim politik”, tha Blancho në këtë konferencë, ku sipas “Berner Zeitung” ishin të pranishëm 1600 njerëz.

Fidanishtja

“Dy të tretat e financimit të kanalit televiziv mysliman tashmë është siguruar”, tha Blancho.

Vendi i studios në Bernë ende nuk është caktuar. “Ka dy ose tre vende në zonat e synuara industriale në periferi të qytetit”, tha presidenti i ICCS-së.

Stacion televiziv nuk është projekti i parë i Blanchos. Për shkak të intersimit të vogël, projekti i shkollave islamike ka dështuar, ndërsa xhamia në Bernë nuk është më prioritet. “Aktualisht mungojnë një shumë e madhe e mjeteve”, tha Blancho.(albinfo)