RCCOLA

Së shpejti sjell dy bashkëpunime

/ 1 minutë lexim

Ka shënuar plot dyzetë vjet karrierë. Dhe bashkë me sukseset e njëpasnjëshme në skenën shqiptare, Ramadan Krasniqit duket se i është shtuar dëshira edhe për shumë krijime tjera artistike.

Karshi suksesit nga albumi i fundit, Dani është duke punuar edhe rreth dy projekteve të reja, për të cilat zotohet se do të jenë shumë ndryshe nga ato që janë parë deri sot.

Uji Dea

“Edhe pse ka dy muaj që kam lansuar albumin tim më të ri, të cilin e nxora në dyzetvjetorin e karrierës sime, unë tashmë kam filluar të bëj plane edhe për projekte të reja. E rëndësishme është që nuk po rri duarkryq dhe kam në plan që në shtator të vijë me risi”, ka thënë fillimisht Dani (Tribuna).