GRANDEMALL

Së shpejti numri i ri i revistës “Jehona”

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Këto ditë, del nga shtypi numri i ri i Revistës “JEHONA”, i 106-ti me radhë, e cila për lexuesit e saj, sjell tema e materiale nga fusha të ndryshme të jetës politike dhe ekonomike.

“Jehona”, si zakonisht fillon me komentin redaksional: “Vjeshta politike”, si një nga katër stinët më të bukura dhe më problematike të vitit kalendarik. Vjeshta, në Luginë të Preshevës, vjen e shoqëruar, jo vetëm me ndryshime klimatike, por edhe me një mori aktivitetesh në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore dhe kombëtare.

Fillimi i vitit të ri shkollor 2015/2016, është një nga aktivitetet vjeshtore, i cili po përcillet me telashe të vjetra. Këtë problem të ndjeshëm në fushën e arsimit nuk po mund ta zgjidh as Asociacioni i komunave me shumicë shqiptare në Serbi, e cila këto ditë vjeshtore u themelua, në Preshevë, thuhet mes tjerash në komentin redaksional.

Me interes për lexuesit, gjithashtu, janë edhe shkrimet lidhur me zhvillimet politike dhe ekonomike në rajonin e Luginës së Preshevës dhe përreth saj.

Në rubrikën Aktualitete janë të theksuara veprimtaritë rreth formimit të Asociacionit të komunave shqiptare në Serbi, reagimet “pro” dhe “kundër” saj, pastaj bllokimi i librave shqip të Ministrisë së Arsimit të Kosovës, dedikuar nxënësve të Luginës.

Gjithashtu, në aktualitete zë vend Apeli i Myftiut të Luginës, Nexhmedin ef. Saqipi, që të mos politizohet lënda fetare nëpër shkollat shqipe, pastaj udhëtimi i haxhilerëve për në Meke dhe shkrime të tjera me interes për lexuesin.

FIDANISHTJA

“Jehona”, për lexuesit e saj të dashur sjell intervistën e huazuar nga “Megapress”-i me Belgzim Kamberin, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë. Sipas Kamberit spektri politik shqiptar është sot substancialisht dhe strukturalisht i defaktorizuar. Pa program dhe vizion politik, ai është kryesisht i orientuar në realizimin e politikave klienteliste në dobi të interesave korruptive të individëve nëpër parti politike. “Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë cenohen në një shkallë mjaft të lartë. Serbia nuk shfaq vullnet të mjaftueshëm politik për t’i avancuar të drejtat e pakicave kombëtare sikur komunitete.” – thotë Kamberi.

Numër i ri i “Jehonës”, sjell gjithashtu, portretin me veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare nga diaspora, Skënder Jusufin, i cili 24 vjet rresht i mbajti të bashkuar tërnocasit. Misioni i LMT-së, të cilën e drejtoi për shumë vjet Skënderi, nuk ishte vetëm, thjesht, humanitar për ta ndihmuar vendlindjen dhe viset e tjera etnike, por kishte edhe karakter kulturor dhe informativ. Përmes kësaj shoqate ruheshin me kultivoheshin, ruheshin dhe afirmoheshin, vlerat e kulturës shqiptare në diasporë, me një fjalë, mbrohej identiteti i shqiptarit jashtë vendlindjes.

Në kuadër të numrit të ri të “Jehonës” do të mësoni për ngjarjet kulturore të ndodhura në Luginë, përurimin e veprave të shkrimtarit Mustafë Ismaili, pastaj reportazhi “Një udhëtim për në Tiranë”, të drejtuesve të Akademisë “Stoa”, në ballë me kryetarin e saj Begzad Avdiu, si dhe poezia kushtuar Alfabetit të mileniumit të ri, të autorit Arif Osmani e zhvillime të tjera kulturore, arsimore e informative.

“Jehona”, revista e parë dhe e vetme e pavarur në gjuhën shqipe, jo vetëm në Luginën e Preshevës, vazhdon të jetë lidere e gazetarisë së shkruar edhe sot pa ngjyrime e anime partiake, gjithnjë në shërbim të informimit të qytetarëve: drejtë, shpejtë dhe korrekt./rajonipress/

Redaksia

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.