Mobi Casa

Së shpejti, Komuna e Gjilanit dhe Kolegji “Fama” marrëveshje bashkëpunimi për punë praktike për studentët

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune pronarin e Kolegjit Universitar “Fama”, Salal Ahmetxhekaj, me të cilët kanë folur për bashkëpunimin gjatë të ardhmes në fushën e mbështetjes së studentëve dhe krijimin e hapësirës për praktikë në institucionet lokale varësisht nga profile dhe nevoja e studentëve për arritje profesionale.

Gjatë takimit u paralajmërua që së shpejti do të bëhet edhe marrëveshja zyrtare e bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe Kolegjit “Fama”, në mënyrë që studentët të bëjnë punë praktike në institucione.

Uji Dea

“Besoj shumë që kjo formë e bashkëpunimit do të jetë një mbështetje e madhe për studentët e këtij Kolegji dhe do të jap rezultate të prekshme në funksion të avancimit të studentëve në rrugën e tyre të karrierës dhe të orientimit në punë”, ka thënë Haziri.

Pronari i kolegjit universitar “Fama”, Salal Ahmetxhekaj, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe zotimin e tij për bashkëpunimin në të mirë të studentëve. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.