Eko Higjiena

Së shpejti hapet Qendra për Arte Bashkëkohore në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan- Organizata multi-artistike “Varg e Vi” nga Gjilani e cila kryesisht merret me aktivitete kulturore, performanca, ekspozita,wëorkshope apo trajnime dhe edukim mbi artet bashkëkohore këtyre ditëve po bën përgatitjet për hapjen e Qendrës për Arte Bashkëkohore në Gjilan.

Lokalet e Qendrës për Arte Bashkëkohore në Gjilan të premten i ka vizituar Veton Nevzadi, drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport i Komunës së Gjilanit, i cili me këtë rast i inkurajoi artistët për punën e mirë që po bëjnë duke i ripërsëritur të pranishmëve përkushtimin e kryetarit të komunës Qemajl Mustafa dhe të drejtorisë që ai udhëheqë për të përkrahur secilën iniciativë e cila do të promovonte kulturën dhe artin në Gjilan.

Jeton Muja, kryetar i organizatës multi-artistike “Varg e Vi” nga Gjilani me këtë rast falënderoi institucionet komunale për përkujdesjen duke përshkruar në mënyrë të detajuar natyrën e aktiviteteve të cilat do t’i zhvillojë kjo qendër.

UBT

Muja theksoi që qëllimi kryesor dhe i vetëm i Qendrës mbetet zhvillimi i artit bashkëkohorë në komunën e Gjilanit, Kosovë dhe më gjerë, duke nxitur artistët e rinj dhe të të gjitha brezave, të shfaqin kreativitetin e tyre origjinal dhe format e reja të artit bashkëkohor.

Hapja solemne e Qendrës për Arte Bashkëkohore në Gjilan pritet të bëhet në kuadër të aktiviteteve të cilat po shënojnë 100 vjetorin e Pavarësisë në të gjitha trojet shqiptare./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.