UBT

Së shpejti fshatrat e Gjilanit do t’i kenë Këshillat e tyre

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Fshatrat e Komunës së Gjilanit shumë shpejt do të bëhen me Këshilla të tyre, në mënyrë që t’i përcjellin problemet e qytetarëve tek Zyra e Kryetarit të Komunës.

Për këtë temë është biseduar sot mes kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtoreshës së organizatës joqeveritare “Agro’Eko” Shahadije Rexhepi, ku kjo e fundit tha se qëllimi i këtij projekti, që mbështetet nga Ambasada Amerikane, është që të krijojë një mjedis më demokratik meqë qytetarët do të participojnë drejtpërdrejt në procesin e vendim-marrjes.

Kryetari Haziri ka falënderuar Ambasadën Amerikane dhe OJQ-në “Agro’Eko” për këtë iniciativë, duke thënë se ky ka qenë objektiv i kahershëm i tij për të dekoncentruar pushtetin në fshatra e lokalitete. Ai tha se ky projekt do ta ketë edhe përkrahjen e Komunës së Gjilanit.

FIDANISHTJA

Po ashtu, ky projekt do të mbështesë Komunës e Gjilanit për të zbatuar rregulloren e saj për organizimin e bashkëpunimit me fshatrat, vendet dhe lagjet urbane. Në këtë projekt do të përfshihen edhe të rinjtë dhe femrat.

Formimi i Këshillave nëpër fshatrat dhe lokalitetet e Komunës së Gjilanit, ka qenë premtim kryetarit Haziri në fushatën elektorale, i cili do të realizohet së shpejti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.