Eko Higjiena

Së shpejti do të fillojë punën Biblioteka “Fan S. Noli” e qytetit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ditë më parë, kur e vizituam Bibliotekën “Fan S. Noli”, në Gjilan, na thanë se, lexuesi ynë mezi po pret që ajo të fillojë punën e saj sa më parë në shpërndarjen e dijes tek adhuruesit e librit. Por, deri sa të fillojë punë, stafi i bibliotekës i ka do punë të tjera. Biblioteka në fjalë është bërë një “nuse” e re në qendër të qytetit, Gjilanit.

Aty, në lokalet e kësaj “ode” të dijes, autori i këtyre radhëve e takoi Qazim Azizin, drejtor, i cili na shoqëroi (gati) në të gjitha lokalet përcjellëse të bibliotekës, ku punëtorët kanë filluar t’i bartin me kombibus librat nga objekti i vjetër i bibliotekës. E pyetëm se kur do t’ia nis punën ky objekt kulturor, ai na u përgjigj: “Po, tha Qazim Azizi,- gati çdo ditë po sjellim libra më të ndryshëm në lokalet e kësaj biblioteke e të re, e cila, si objekt i ri, akoma s’po i besojmë syve tanë se si është bërë. Shihne, shtoi Qazim Azizi, – në këto tri kate do të vendosen me mijëra libra më të ndryshëm. Kemi filluar t`i bartin librat e ndryshëm, ku stafi i bibliotekës po punon natë e ditë për të filluar punën sa më parë në shpërndarjen e dijes së librit. Së shpejti, edhe lexuesit tanë do të gjenden këtu, të cilët do të kenë vend e hapësirë të mjaftueshme për lexim e studim. Ja këtu do të vendosen veprat shkencore, këtu shtypi ditor, këtu veprat për lexim për fëmijë, për të rritur. Pra, lokali tamam i përgjigjet standardeve tona.

Por, na jemi në pritje të komunës, e cila, si na kanë shtuar ata, biblioteka do ta furnizohet me inventar, edhe atë më së largu gjer kah fundi i këtij muaji. Sa e di unë, shton Azizi, drejtor, komuna e ka marrë për obligim që ta pajisë bibliotekën në fjalë me të gjitha orenditë që i takon dhe i nevojiten. Tash për tash, nuk ka karriga, as tavolina e “sende” që janë të nevojshme për të filluar punën.

Mobi Casa

Mandej, këto ditë, u kemi bërë ftesë lexuesve që, librat që i kanë me vete, t’i sjellin sa më parë, me qëllim të që regjistrohen si të tilla. Përndryshe, stafi dhe ne mezi po presim ta fillojmë punë tonë, e cila do të kurorëzohet edhe me aktivitete tjera që janë të natyrës së bibliotekës.

Të shtojmë edhe këtë se, ditë më parë, një Tv serb ka bërë një lloj propagande se, i tërë materiali në gjuhën serbe është asgjësuar. Shihni, këtu i kemi të gjitha gazetat dhe revistat në gjuhën serbe, andaj, ne e kemi demantuar këtë shpifje pa asnjë argument”, ka shtuar Qazim Azizi, drejtor i bibliotekës./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.