Eko Higjiena

Së pari plani zhvillimor komunal, pastaj hartat zonale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Drejtori i Urbanizmit Ilir Kastrati ka thënë se nuk mund të punohen hartat zonale pa hartimin paraprak të planit zhvillimor komunal, i cili do të ndikoj në zhvillimin ekonomik të komunës.

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Kamenicës e mbajtën seancën e katërt, të cilës i’u shtuan edhe dy pika të rendit të punës të cilat ishin të propozuara nga Drejtoria e Urbanizmit, njëra ishte kërkesa për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Komunës së Kamenicës, Nr.Sh.01 Nr.21438 të datës: 15.07.2015 dhe tjetra ishte propozim vendim për hartimin e planit zhvillimor komunal 2016-2024.

Mbledhjen e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kamenicës, Bajram Dërmaku, i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Begzad Sinani, Drejtorët Komunal edhe përgjegjës të disa zyrave.

Kuvendarët i shqyrtuan edhe disa raporte vjetore të disa Drejtorive Komunale: Raporti i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor dhe raporti i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Eco Higjiena

Kuvendi miratoi edhe dy draft rregullore të Drejtorisë Shërbimeve Publik dhe Inspekcion, rregullore, për të cilat ishin mbajtur edhe debate publike, Draft -rregulloren për transportin rrugor në Komunën e Kamenicës, dhe draft- rregulloren mbi përcaktimin e orarit të punës në lëmin e ekonomisë tregtisë, zejtarisë dhe shërbimeve tjera në territorin e Komunës së Kamenicës, Kuvendarët, njëzëri votuan për shfuqizimin e vendimit Sh.01 Nr. 5999 dt. 01.03.2016-të, për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës me koncesion, kërkuan nga drejtoritë komunale që materialet sjella në kuvend, të jenë sa më mirë të përgatitura në aspektin ligjor që mos vijnë deri te shfuqizimi i vendimeve të kuvendit, Drejtori i Urbanizmit Ilir Kastrati njoftoi se nuk mund të punohen hartat zonale pa hartimin paraprak të planit zhvillimor komunal, i cili do të ndikoj në zhvillimin ekonomik të komunës.

Poashtu u miratuan edhe dy propozim vendime: propozim-vendimit për dhënien e pronës komunale ( lokacionit) në shfrytëzim për varrimin e kafshëve të ngordhura, për ndryshimin dhe plotësimin e aktit për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, dhe projekt propozimin OJQ-së “Fortesa” me titull “ Institucionet e përgjegjshme dhe transparente“.

Pika që më së shumti pati diskutime ishte shqyrtimi i raporteve të drejtorive përkatëse. Me diskutime kontribuuan: Florim Kryeziu, Isuf Beqiri, Filloreta Rexha, Jeton Biqkaj, Besa Krasniqi, Besnik Rrudhani, Satmifer Kryeziu, Gani Sadiku, Minavere Maka, Fatmir Krasniqi dhe Arsim Thaçi.

Në pikën të ndryshme Këshilltarët Komunal si zakonisht i adresuan pyetje të ndryshme ekzekutivit të komunës në të cilat i’u përgjigj Kryetari i Komunës z.Begzad Sinani dhe Drejtorët e Drejtorive Komunale./rajonipress/