Uji Dea

Së paku 25 kandidatë për deputetë me aktakuza ose nën hetime

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në listat zgjedhore të subjekteve politike do të garojnë së paku 25 kandidatë për deputetë, të cilët kanë aktakuza të ngritura nga Prokuroria ose janë nën hetime për vepra të ndryshme penale.

Iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për dekriminalizimin e skenës politike në vend si duket nuk do ta përkrahin partitë politike në zgjedhjet e 11 qershorit të këtij viti.

Kjo po ndodh pasi Kosova ende nuk ka ligj, i cili ua ndalon këtyre personave të kandidojnë për deputetë. Në listat zgjedhore të partive politike pritet të futen edhe persona të cilët aktualisht ndiqen nga drejtësia. Presidenti Thaçi pati deklaruar se do ta mbështesë çfarëdo nisme që në listat zgjedhore të mos ketë njerëz të akuzuar. Një iniciativë të tillë e kanë mbështetur diplomatët e huaj.

FIDANISHTJA

Ambasadori amerikan Greg Delawie vazhdon akoma të bëjë thirrje që në listat zgjedhore të mos përfshihen njerëz të ndjekur nga drejtësia. “Është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të kenë parasysh kë e përfshijnë në listat e tyre të kandidatëve dhe të zgjedhin njerëz që mund të frymëzojnë rininë e Kosovës dhe që vënë në rend të parë interesat më të mira të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”, pati deklaruar Delawie ditë më parë.

Por, pavarësisht kësaj kërkese një numër i madh i deputetëve të legjislaturës së fundit ka probleme me ligjin. Ata janë të akuzuar për vepra penale e të cilët pritet të jenë në lista./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.