Se kemi Shaqirin, por do ta kemi Mustafin
Edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve me gjasa të mëdha do ta kemi edhe një shqiptar të madh. Shkodran Mustafin me Valencian nuk po ka kush e ndalë drejt këtij synimi të madh.
Valencia ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Elche me rezultat 0-4. Mustafi luajti perfekt për 90 minuta në fitoren 0-4 duke qenë i pakalueshëm në mbrojtje.
Gomes, Alcacer, Otamendi dhe një autogol i vendasve i mundësuan Valencias pokerin në këtë ndeshje.
Me këtë fitore Valencia ka 60 pikë duke u rënditur në pozitën e tretë.


