S’e kam në plan martesën

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Është njëri ndër këngëtarët e paktë i cili është i realizuar mjaft mirë në profesionin e tij artistik. Që në fillim të rrugëtimit në artin e këngës, Korab Shaqiri mori simpatinë e publikut, famë kjo e cila nuk e kënaqi mjaftueshëm.

Pas shkollimit për kanto, kompozicion dhe piano, djaloshi vitin që shkoi ka përfunduar edhe studimet Master në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.

Eco Higjiena

E pas obligimeve të shkollës, ai i është përveshur punës. “Momentalisht jam duke punuar rreth realizmit të albumit tim më të ri që do të jetë në treg shumë shpejt”, ka thënë fillimisht këngëtari, duke rrëfyer edhe për planet vijuese.

“Plane tjera kam shumë. Ndër to është edhe pjesëmarrja ime në ‘Top Fest’, ku do të paraqitem me këngën ‘Lorina’ të cilën e kam të realizuar në duet me Arbër Zekën. Pastaj kam në plan që kësaj kënge t’ia realizoj edhe klipin. Gjithashtu do të dal edhe me një videoklip tjetër i cili do t’i paraprijë albumit. Gjithashtu jam edhe duke ndërtuar edhe një studio e cila do të jetë me të vërtetë gjigante” (Tribuna).