UBT

Së bashku të këndojmë, së bashku të festojmë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mirë se vjen o Viti i Ri – I. Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi – Oh, motra e vëllezër, kah jem krejt, Në vendlindje e në kurbet ; Sonte s’ bashku do t’ këndojmë – Vitin e Ri , ta festojmë !

Refreni:
Gëzuar, gëzuar për shumë mote,
Dorë për dore, gotë pas gote !
Gëzuar, gëzuar për shumë vjet,
Shumë urime, shumë shëndet !
Oh, duam me ngrënë e duam me pi ,
Duam me u kënaqë e duam me u shkri!…
Sonte brengat t’ i harrojmë –
Me gëzim gotat t’i cakërrojmë !

Refreni:
Gëzuar, gëzuar për shumë mote …etj.
Oh, mirë se vjen, o Viti i Ri –
Na prufsh fat e lumturi !
Shumë suksese, shumë gëzime,
Punë të mbarë dhe përparime !

Refreni:
Gëzuar, gëzuar për shumë mote …etj.

Mirë se vjen o Viti i Ri – II.
-Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –
Sonte t’ gjithë jemi bashkuar –
Vitin e Ri , për ta festuar !
Sillni meze, sillni gota –
Sonte n’ festë është e gjithë bota !

Refreni:
Të këndojmë e të vallëzojmë,
T’ gjithë së bashku të festojmë !
Gëzuar motra e vëllazëri –
Mirë se vjen, o Viti i Ri !
Sonte vuajtjet t’i harrojmë –
Për ditë t’ bardha të urojmë !
Shumë urime, shumë dëshira –
Për vit t’ mbarë e ditë ma t’ mira !
Refreni:

Uji Dea

Të këndojmë e të vallëzojmë…etj.
Lutemi, që ky motmot –
T’ sjell gëzime – t’ mos ketë lot !
Lutemi, që Viti i Ri –
Të sjell bukë – t’ mos ketë uri !

Refreni:
Të këndojmë e të vallëzojmë…etj.
Ta çojmë s’ bashku nga një gotë –
T’ ketë liri kudo në botë !
Të ketë paqe e dashuri ,
T’ jetojnë njerëzit n’ lumturi !

Refreni:
Të këndojmë e të vallëzojmë…etj.
Me urimet ma të mira –
T’ na plotësohen shumë dëshira !
Të punojmë e përparojmë ,
T’ gjithë të lumtur të jetojmë !

Refreni:
Të këndojmë e të vallëzojmë…etj.
Cakërrojmë gotat pa ves – vese ,
Kurorëzim me plot suksese !
Qoftë për ne, ky vit i mbarë,
Të gjithë dalshim faqebardhë

Refreni:
Të këndojmë e të vallëzojmë…etj.

Demir Krasniqi, Gjilan, më 24.12.2013.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.