RCCOLA

Së bashku drejt synimit për të ardhmen

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Njësiti Policisë në Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të projektit “Së bashku drejt synimit për të ardhmen” bashkë me tridhjetë (30) nxënës të komuniteteve Shqiptar, Serb, Turk, Rom të klasave VII dhe VIII, si dhe anëtarë nga Këshilli Lokal për Siguri Publike dhe zyrtarë nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka vizituar kampin ushtarak të KFOR-it Turk “Sulltan Murat” në Prizren.

Iniciativa për këtë vizitë është përkrahur nga KFOR-i Turk me seli në Gjilan, Këshilli Lokal për Siguri Publike i lagjes “Avdullah Presheva” Gjilan dhe Drejtoria e Arsimit në Gjilan.

Fundamenti

Qëllimi i këtij projekti është që nxënës së bashkohen nga shkollat dhe komunitetet e ndryshme të vizitojnë një kamp ku do të kenë mundësinë më për së afërmi të njoftohen me misionin dhe punën e KFOR-it dhe të diskutojnë së bashku për tema të sigurisë, përvojë të cilën njëkohësisht të ndajnë edhe tek bashkëmoshataret e tjerë.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është e përkushtuar për krijim të një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetarët./rajonipress/