Fundamenti

S’duhet të mungojnë gjatë verës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të nxehtit e verës është me të vërtetë i rrezikshëm për shëndetin tonë, por me kujdesin e duhur ndaj lëkurës dhe strehimit nga dielli mund të na ndihmojë shumë edhe ushqimi.

Gjatë muajve të verës secili ekspert për shëndetin dhe të ushqyerit thekson se kemi nevojë për të ngrënë ushqim të lehtë dhe pa yndyrë, sepse përndryshe shumë më vështirë e përballojmë nxehtësinë, transmeton “Zeri.info”.

Kjo në fakt do të thotë se më mirë është t’i kthehemi ushqimeve sezonale, frutave dhe perimeve.

– Shalqi, qershi, kajsi, pjepër:

Siç rekomandohet nga dietologët, shalqiri është një meze ideale verore. Është i ëmbël dhe i lëngshëm, kurse 90 për qind e tij është ujë. Shalqirin mund ta bëni si një sallatë ose supë.

Në baza ditore patjetër keni nevojë për të ngrënë edhe qershi, pjepër, kajsi dhe fruta të tjera sezonale. Të gjitha frutat sezonale kanë sasi të mjaftueshme të ujit dhe në këtë mënyrë trupi i hidratuar më lehtë e përballon nxehtësinë.

Mobi Casa

– Domate, tranguj, kungull:

Zgjidhni domate, tranguj, speca dhe perime të tjera që janë të pasura me ujë dhe vitamina. Domatet, për shembull, janë të pasura me likopen, i cili ndër të tjera përbën një mbrojtje natyrale nga rrezet e dëmshme të diellit.

Trangujt janë si shalqi përplot me ujë, ndërsa kungullin e njomë mund ta përgatisni në mënyra të panumërta.

– Supat: Ju mund t’i konsumoni ato për drekë ose darkë. Mos harroni se nuk është e domosdoshme të jetë e nxehtë, sepse ka shumë receta për supa të ftohta, kurse më të mira janë ato nga perimet sezonale.

Supa nxit tretjen, përshpejton metabolizmin dhe ka një efekt pozitiv në të gjithë organizmin. /ZËRI/