S’duhet ta teproni me pirjen e kafesë

Sipas një studimi dozat e vogla të kafesë e ndihmojnë trupin të detoksifikohet, por sasia e madhe mund të ketë pasoja të kundërta dhe të dëmtojë mëlçinë.
Puna në zyrë të bën shumë shpejt të varur nga kafeja. Disa nuk mund ta fillojnë ditën pa pirë një filxhan dhe disa të tjerë e mbajnë gjithmonë pranë tasin e madh. A e dini se kafeja mund ta dëmtojë shëndetin dhe trupin tuaj? Ja cilat janë pasojat negative të kafeinës.
– Ju bën të dëgjoni zëra: Sipas një studimi të Universitetit të Melburnit, kafeja është një lloj droge psiko-aktive. Nëse pini me shumë se 5 filxhanë, mund të dëgjoni zëra që në fakt nuk ekzistojnë, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.
– Dëmton mëlçinë: Sipas një studimi të kryer nga “National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases” në Shtetet e Bashkuara, dozat e vogla të kafesë e ndihmojnë trupin të detoksifikohet, por sasia e madhe mund të ketë pasoja të kundërta dhe të dëmtojë mëlçinë.
– Të bën nervoz dhe të paarsyeshëm: Një frymëmarrje jo e mirë mund të pengojë transportimin e mirë të oksigjenit në tru çka mund të dëmtojë procesin e vendimmarrjes.
– Shkakton pagjumësi: Kafeja mund të pakësojë me 6 orë kohën e gjumit dhe duhen 24 orë që substanca të largohet përfundimisht nga sistemi juaj. Mos pini asnjëherë kafe para se të flini.
– Shkakton dhimbje koke: Sipas “American Heart-Association”, konsumatorët e mëdhenj të kafesë mund të kenë dhimbje koke, ankth, lodhje si dhe depresion.