S’dorëzohet Cana
Edhe pse humbi nga Napoli 0:1, Lorik Cana nuk është dorëzuar. Kapiteni i Shqipërisë thotë se Lazio e tij s’do të heq dorë nga pozita e tretë në Serie A.
“Ne tani duhet të shikojmë përpara. Ne nuk do të heqim dorë nga vendi i tretë. Gjeja më e rëndësishme është që të vazhdojmë të rritemi”, tha Cana.
Lazio aktualisht gjendet në pozitën e pestë më 31 pikë të tubuara.


