S’do ta besoni sa minuta i ka luajtur Valon Berisha me Lazion këtë sezon!
Aventura e Valon Berishës në Lazio nuk ka shkuar ashtu sikurse është pritur. Derisa në Salzburg, skuadër nga e cila u transferua Valoni në Lazio, ai ishte titullar dhe protagonist, ndryshe është situata në Romë.
Berisha në Lazio tërë këtë sezon ka luajtur 74 minuta, pra më pak se sa ka luajtur minuta me Kosovën.
Lëndimet duket se e kanë lënë prapa lojtarin kosovar. Tani ai është duke kërkuar më shumë minuta, përndryshe kosovari do të kërkon që të largohetm, shkruan GazetaExpress.
Një tjetër shqiptar që nuk i ka punët mirë në Lazio është Riza Durmishi.
Durmishi ka më pak minuta në Serie A se Berisha. Ai ka luajtur 60 minuta këtë sezon.
Për dallim nga këta dy, punët më së miri në skuadrën e kryeqytetit italian e ka Thomas Strakosha, që është titullar në portën e Lazios. /GazetaExpress/


