UBT

S’dihet kush do ta përfaqësojë Kosovën në Nju-Jork

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ende nuk është vendosur se kush do ta përfaqësojë Kosovën në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila do të mbahet më 25 gusht. Në këtë seancë, Këshilli i Sigurimit do ta shqyrtojë situatën në Kosovë në bazë të raportit të rregullt të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon. Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i kontaktuar nga Tribuna, ka thënë se Këshilli i Sigurimit është ai që vendos për nivelet e përfaqësimit.

“Ende nuk kemi vendosur se kush do ta përfaqësojë Kosovën. Këshilli i Sigurimit vendos për nivelet dhe ne sigurisht se do t’i përshtatemi. Por, varësisht edhe nga niveli i përfaqësimit të palës tjetër edhe ne do të përfaqësohemi”, ka thënë Kuçi. Ndërsa, Arber Vllahiu, këshilltar i Presidentes, në një prononcim për gazetën, ka thënë se janë duke i bashkërenduar veprimet me faktorin ndërkombëtar sa i përket çështjes së përfaqësimit.

FIDANISHTJA

“Janë duke u shqyrtuar të gjitha modalitetet me institucionet e Kosovës dhe në bashkërendim me ato ndërkombëtare do të vendoset për prezantimin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kurdo qe të mbahet seanca”, ka thënë Vllahiu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.