UBT

Scott: Nuk i bëjmë presion Serbisë ta njohë Kosovën, por kjo do të na pëlqente

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që të arrihet marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe që ajo marrëveshje të jetë e përhershme, ka deklaruar sot ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott.

Ai i ka hedhur poshtë pohimet se SHBA bëjnë presion që Serbia ta njohë Kosovën, edhe pse një gjë e tillë, siç tha, do të ishte “e mirëseardhur”, transmeton Gazeta Express.

Serbia duhet ta gjejë marrëveshjen e vet për statusin e Kosovës, tha Scott para gazetarëve në Beograd,

“Serbia duhet të vendosë për rrugën e vet. Ne, qeveria ime e ka njohur Kosovën, bashkë me mbi 100 vende tjera të botës, e se si do të merren vesh dy palët, kjo varet nga ato dy palë. Ne do të kishim thënë se njohja e Kosovës do të ishte e mirëseardhur, por ne nuk shohim kurrfarë presioni ndaj Serbisë për të bërë diçka”, tha Scott.

FIDANISHTJA

Ai ka theksuar se SHBA-të janë këtu për të ndihmuar, porse dialogun e udhëheq Bashkimi Evropian.

Në pyetjen se a po angazhohet Perëndimi për zgjidhje kompromise, diplomati amerikan tha se, në fund të fundit, çdo marrëveshje është kompromis.

“E di vetëm se nëse Serbia dëshiron të ecë drejt BE-së, duhet të gjejë zgjidhje për statusin e Kosovës dhe për marrëdhënet e Serbisë me Kosovën, sepse ata nuk duan të importojnë problem në Union”, tha ambasadori Scott./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.