RCCOLA

Schwendiman shprehet i inkurajuar nga themelimi i Gjykatës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prokurori udhëheqës i Task Forcës Speciale Hetuese të Bashkimit Evropian, David Schwendiman, është shprehur i “inkurajuar” me miratimin e legjislacionit për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime të Luftës në Kosovë.

“Kuvendi i Kosovës i miratoi amendamentet kushtetuese dhe Ligjin që e shtron rrugën për themelimin e Dhomave Speciale dhe Zyrës së Prokurorit Special”, thuhet në deklaratën për media të Schwendiman.

Uji Dea

Më tej ai thekson se është “i inkurajuar nga finalja e votimit, pasi ai e sjellë Kosovën një hap më afër shqyrtimit, njëherë e përgjithmonë, të akuzave shumë serioze, që i përmban raporti i Këshillit të Evropës i janarit të vitit 2011”, raporton Rel.

Prokurori Schwendiman “ka theksuar se procesi i krijimit të Dhomave Speciale dhe i Zyrës së Prokurorit Special ende nuk është i kompletuar, prandaj duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm”, dhe në këtë kuadër, ai i “inkurajon të gjithë aktorët e përfshirë t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre në mënyrë që ky mekanizëm gjyqësor mund të funksionoj sa më shpejtë që të jetë e mundur”. /Telegrafi/