RCCOLA

Schwarzenberg: Çmenduria e Millosheviqit, çoi në pavarësinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Karel Schwarzenberg, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, deklaroi se ishte politika e çmendur e Sllobodan Millosheviqit, ajo që bëri që Kosova të pavarësohej.

Schwarzenberg duke folur në një intervistë për gazetën çeke, novinky.cz, tha se Çekia ishte e fundit që njohu pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, ai rikujtoi se krahasimet mes luftës në Ukrainë dhe asaj në Kosovë, nuk qëndrojnë dhe janë të pasakta.

“Ky nuk është interpretim i saktë. Perëndimi nuk do ta njihte kurrë Kosovën nëse Millosheviqi nuk do të bënte politikë të çmendur dhe nuk do të fillonte të bënte atë që ne e quajmë dëbim”, tha Schwarzenberg. “Perëndimi ndërhyri vetëm pasi pa pamjet e njerëzve të pafat duke u dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe ato u shfaqën në televizionet amerikane”.

Fundamenti

Ai tha se e di mirë që konflikti ishte kompleks dhe jo i njëanshëm dhe të dyja palët kanë pjesën e tyre të fajit.

“Unë personalisht kam qenë i përfshirë atje që në vitet ’80. Aty takova kosovarë dhe më kujtohet mirë se si disa prej tyre i hoqën këmishët dhe teksa prisnin serbët, më treguan të pasmet e gjakosura”, tha ish diplomati çek. “Por kam parë edhe shtëpi dhe stalla të djegura serbe”.

Schwarzenberg deklaroi se sikur Millosheviqi të mos kishte kryer mizori, Perëndimi nuk do të ishte pajtuar kurrë me ndarjen e Kosovës nga Serbia. “Por nuk ka dyshim se edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte gjithashtu një grup”.

Ai rikujtoi se Çekia është e fundit që njohu Kosovën.