RCCOLA

Schulz në Beograd : Hapja e kapitujve nuk varet vetëm nga marrëveshja me Prishtinën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Parlamentit Europian, pas takimit me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Beograd, ka deklaruar se hapja e kapitujve të parë negocius BE-Serbi varet nga shumë gjëra, jo vetëm nga nënshkrimi i marrëveshjes me Prishtinën, por “ai është element i rëndësishëm “.

“Nuk mund t’i reduktojmë marrëdhëniet tona vetëm në një pikë, por nëse çdo gjë shkon ashtu si duhet, mund të supozoj se deri në fund të vitit është e mundshme hapja e kapitujve”, ka thënë Sculz.

Ai i ka dhënë mirënjohje kryeministrit të Serbisë në hapat që ai ka marrë për arritjen e stabilitetit në rajon.

“Vizita e tij në Kroaci, Tiranë, raportet me Kosovën, pritja e Edi Ramës në Beograd…të gjitha këto janë hapa të jashtëzakonshëm trimërie, të rolit konstruktiv të Serbisë në rajon”, ka thënë Schulz.

Uji Dea

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kryetarin e Parlamentit Europian Martin Schulz, ka thënë se shpreson se kapitujt për negociata me BE-në do të fillojnë në tetor.

Ai ka theksuar, transmeton Koha.net raportin e B92, se shumë më shumë se sa për hapjen e kapitujve, brengoset për çështjen e stabilitetit në rajon duke shtuar se nga Schulz ka kërkuar përkrahjen dhe ndihmën e Bashkimit Europian për stabilizimin e rrethanave në Ballkan.

http://koha.net/?id=27&l=66501