Schubert trajneri i ri i Xhakes

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Granit Xhaka dhe skuadra e tij Borussia Moenchegladbach, janë bërë me trajner të ri.Pasi trajneri Luciane Favre dha dorëheqje, Gladbach nuk ka humbur kohë dhe ka angazhuar Andre Schubertin si zëvendësues i tij.

Schubert deri më tani ka qenë trajner i Gladbachut U23, ndërsa tani e tutje do ta drejtoj ekipin e parë.

Uji Dea

“Kemi mbetur të befasuar nga vendimi i Favres, i cili zgjodhi largimin. Në vend të tij, për momentin do të jetë trajneri i Gladbahut U-23, Andre Schubert, i cili do të jetë i përkohshëm”.

“Schubert ka një eksperiencë të gjatë në fushën e futbollit profesionist, ndaj dhe ka besimin e plotë të të gjithë stafit të drejtuesve të Gladbachut”, deklaron drejtori sportiv i klubit gjerman. /Telegrafi/