UBT

Scholz: Të përshpejtohet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, Evropa mund të jetë e plotë vetëm me anëtarësimin e Ballkanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në hapjen e punimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Berlin, ka thënë se Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj.

“Ju 6 vendet e Ballkanit i përkisni Evropës së lirë dhe të plotë dhe anëtarësimi juaj në BE është në interesin tonë. Premtimi për të ardhmen evropiane për juve është punë e jona për ta kthyer në realitet dhe kjo na ka bërë bashkë sot”, ka thënë Scholz.

Scholz më tej foli edhe për raportet Kosovë-Serbi derisa tha se duhet të përshpejtohet procesi i normalizimit të raporteve mes të dyja vendeve.“Është koha për të tejkaluar konfliktet rajonale që ju ndajnë e ju mbajnë të përçarë në rrugëtimin evropian. Procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet në mënyrë që të prodhojë rezultate”, tha Scholz.

Fundamenti

Kancelari gjerman më tej ka shtuar se Procesi i Berlinit nuk do të ketë për detyrë vetëm të çliroj gjithë potencialin e bashkëpunimit por të përshpejtoj edhe integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit.“Sot po bëni tre hapa madhor në këtë rrugëtim duke nënshkruar tri marrëveshje tejet të rëndësishme. Tregu i përbashkët rajonal do të nxis ekonominë dhe investimet në rajonin tuaj, marrëveshjet do ti mundësojnë qytetarëve tuaj që të kalojnë kufijt vetëm me letërnjoftime dhe do të sigurohemi që studentët nga Sarajeva të plotësojnë studimet e tyre në Beograd, apo arkitektet nga Tirana të marrin një vend pune në Shkup. Kjo ju përafron me standardet evropiane”, u shpreh Scholz.

Kancelari më tej theksoi se qytetarët e Ballkanit mund të llogarisin te Gjermania dhe ky proces për mbështetje.“Vetëm së bashku mund të tejkalojmë sfidat e mëdha”, tha në fund të fjalës së tij kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.