UBT

Scholz optimist se Kosova e Serbia do të lëvizin drejt marrëveshjes finale

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është shprehur optimist se Kosova dhe Serbia do të lëvizin para drejt marrëveshjes finale.

Ai ka deklaruar se është koha që të zgjidhen të gjitha konfliktet të cilat janë trashëguar në Ballkanin Perëndimor.

Këto deklarata kancelari gjerman i ka bërë të enjten, në një konferencë për shtyp pas përfundimit të Samitit të Berlinit.

“Është e saktë se konfliktet të cilat janë trashëguar në Ballkan duhet të zgjidhen. Tash kemi arritur disa hapa të rëndësishëm për Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë. Sa i përket Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet një mirëkuptim”.

Uji Dea

Scholz tutje është shprehur se Gjermania dhe Franca janë duke bërë përpjekje për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë që të nënshkruajnë marrëveshje.

“Ne dhe qeveria franceze jemi duke u mundur ta bëjmë të realizueshme dhe shpresojmë që shumë shpejt të kemi një proces ku të dy qeveritë do të lëvizin përpara dhe të arrihet një marrëveshje. Kjo kërkon fuqi dhe durim të madh”.

Ai ka folur edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke thënë se integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit është shumë i rëndësishëm sidomos tani në kohën kur Rusia e ka sulmuar Ukrainën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.