ARKATANA

Scholz nga Prishtina ia tregon “shartet” Serbisë, nëse e do BE-në

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kancelari gjerman Olaf Scholz nga Prishtina i ka dërguar mesazhe të qarta Serbisë se nuk mund të bëhet shtet anëtar i BE-së pa i pasë të gjitha qëndrimet e njëjta me Unionin.

Ai tha se s’duhet të ketë dyshime mbi vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë për të dënuar agresionin e saj në Ukrainë.

“Kush bëhet anëtar i BE-së duhet të pranojë gjithë regjimin që vjen, po flas për rregullat e përbashkëta, të cilat i kemi zhvilluar. Duhet t’i pranojë të gjitha, legjislacionit, demokracinë, hapjen, transparencën dhe një politikë të përbashkët kundrejt vendeve të tjera. Këtu bën pjesë edhe regjimi i sanksioneve që BE i ka vendosur ndaj Rusisë dhe kjo duhet të pranohet nga një vend që synon BE-në. Nuk duhet të ketë iluzione sa i përket kësaj”.

HW

Ndërkaq, kryeministri kosovar Albin Kurti, tha se natyrisht që Ukraina është në qendër të vëmendjes dhe zemrën e të gjithë për atë që po kalon, por tha se krahas saj në vëmendjen të BE-së duhet të jetë edhe Ballkani Perëndimor.

“Jemi për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Ajo është në vëmendjen dhe zemrat e të gjithëve që duan paqen dhe demokracinë. Nnatyrisht është fokusi të Ukraina, por unë besoj që duhet të jenë të dyja edhe Ukraina dhe Ballkani Perëndimor, do të doja që të shkojë gjithçka më shpejt. BE është fati ynë, duam një Kosovë europiane, një Ballkan europian”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.