Mobi Casa

Schilling: BE-ja duhet ta emërojë një të dërguar special për dialogun Prishtinë – Beograd

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vendimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, për të emëruar Matthew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, ish-përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schwarz-Schilling, po e quan si tronditje për Bashkimin Evropian, i cili tashmë është përqendruar në problemet e veta.

Megjithatë, Schilling thotë se ky veprim i SHBA-së duhet të motivojë rajonin e Ballkanit Perëndimor për të gjetur një zgjidhje për problemet që kanë, raporton Gazeta Express.

Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të jetë më energjik në zgjidhjen e problemeve dhe integrimin evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se nisma amerikane në vitet e ’90-ta e shtyu rajonin në drejtimin e duhur.

“Përvoja na ka treguar se vetëm zgjidhjet e dakorduara SHBA-Evropë janë të suksesshme dhe të qëndrueshme”, ka thënë Schilling për DW, transmeton Gazeta Express.

Ish-përfaqësuesit të Lartë për Bosnje e Hercegovinë në Evropë ka edhe të atillë që nuk iu pëlqen iniciativa amerikane.

Hidromorava

Megjithatë, ai thotë se Washingtoni nuk dëshiron të lërë rajonin e Ballkanit Perëndimor të bjerë nën ndikimin e Rusisë dhe sipas Schilling, Trump dëshiron të shënojë një fitore tjetër para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Teksa flet për idenë e shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufijve në baza etnike, Schilling thotë se një rrezik të tillë e kishte paralajmëruar edhe më herët, megjithatë, sipas tij, Palmer ka sjellë mesazhin në Ballkan se SHBA-ja nuk dëshiron të ketë shtete një etnike.

“Unë e kam paralajmëruar shumë kohë më parë rrezikun e rivlerësimit të kufijve bazuar në kritere etnike. Por Palmer e ka sjellë mesazhin se SHBA-ja nuk dëshiron të shoh shtetet monoetnike në Ballkan”, ka shtuar tutje diplomati gjerman.

Schwarz-Schilling njësoj sikurse deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të emërojë një të dërguar special për dialogun Prishtinë-Beograd dhe për Ballkanin Perëndimor.

Diplomati gjerman në fund thotë se mbase është koha që serbët në Kosovë të flasin me zërin e vet dhe të mos e presin direktiva nga Beogradi, që flet gjithmonë në emër të serbëve. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.