ARKATANA

Schieb: Marrëveshja finale Kosovë – Serbi nuk duhet të hapë probleme të reja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb, ka thënë se marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet t’i kontribuojë stabilitetit dhe të mos krijojë probleme të reja në Ballkan.

Këto deklarata ai i ka bërë në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, duke thënë se marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e zbatueshme.

“Ne dëshirojmë që të dy palët të pajtohen për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese. Nuk ka kuptim që të përshpejtohen gjërat vetëm për të arritur një marrëveshje, por e rëndësishme është që marrëveshja të jetë e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, që i kontribuon stabilitetit, dhe jo që të shkaktojë probleme shtesë”, ka deklaruar Schieb, transmeton Gazeta Express.

Eco Higjiena

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në veri, duke thënë se situata është nën kontroll, por megjithatë thotë se shqetësohen që një zhvillim i tillë mund të eskalojë situatën edhe më tej.

“Është e rëndësishme që kanalet e komunikimit janë të hapura dhe funksionojnë. Sigurisht ne jemi të shqetësuar, se një situatë e tillë, mund të dërgojë në eskalim të mëtejshëm të situatës”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera, Schieb ka thënë se është optimist që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të rifillojë, duke bërë thirrje që palët të përmbahen, dhe të mos rriten tensionet në prag të Samitit të Parisit. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.